Dekani i Fakultetit

avdi-salihu-(1).jpg
 
 

FJALA E DEKANIT 
 
Mire se vini në Web faqen e Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë. Teknologjia inovacionet dhe dituria është përcaktimi ynë dhe jemi te bindur që është rruga më e mirë e vizionit tonë kah e ardhmja. Në lidhje me këtë vizion ne ju ofrojmë studentëve planprograme me përmbajtje me trendët më të reja duke përdorur metoda të reja të edukimit me aplikim praktik. Jemi të kyçur në reformën e arsimit të lartë duke zbatua principet e deklaratës së Bolonjes.  Investimi në laboratorë studenteve Ju mundëson  mësimnxënje teorike  me praktikë dhe kjo na jep më shumë bindje të thellë në qëllimin  ton se jemi në rrugën e drejt të realizimit të Deklaratës së Bolonjes . Me këtë studentët do të jenë në gjendje që gjatë studimeve të aplikojnë teknologjitë e reja gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve. Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara qysh prej fillimit të ekzistimit në vitin 1961 si institucion (SHLT)  ka përgatit kuadro që kanë dhënë kontribut të çmuar për ekonomin e Kosovës . Qëllimi ynë është të jemi partner kyç për ekonomi si dhe institucione tjera që përshtaten me departamentet tona,  të marrim pjesë në punime hulumtuese shkencore në relacionet ndërkombëtare, në mënyrë intensive  të bashkëpunojmë me Universitetet më të njohura ndërkombëtare  dhe gjithnjë të jemi në rrjedhat e reformës së arsimit të lartë sipas Bolonjes .
Të studiosh në departamentet e  Informatikës Inxhinierike dhe Makinerisë Industriale përveç që janë shumë atraktive, janë  edhe shumë të nevojshëm për ekonomin e Kosovës, njëkohësisht investimi me i sigurt për dije në  të ardhmen. E ardhmja kërkon konkurrencë në tregun e punës me përshtatje të nivelit me teknologji informatike dhe prodhuese te përgatitur që të punojmë nesër më mire se sot. Prandaj ne jemi të sigurt se kemi bërë një hapë përpara në këtë drejtim.
Edhe pse jemi jashtë objekteve ne kemi inaugurua fazën e parë të laboratorëve për studime Bachelor, ndërsa tani jemi në fazën e dytë për realizimin e pajisjeve për studimet Master.
Kuadrat që diplomojnë në këtë fakultet janë të mirëseardhur dhe të kërkuar me shumë perspektivë për punësim.
 
 
Dekani
Prof. asc. dr.  Hakif Zeqiri