Sekretari i Fakultetit

gani-selimi1.png
Gani Selimi, jurist i diplomuar.
Sekretar i Fakultetit
 
Tel. +381(0)28-534-179



·         Detyrat – përgjegjësitë:
·         Administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e zyrës administrative të fakultetit; duke siguruar se funksionet e caktuara atij përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase,
-          Koordinon dhe mbikëqyr punën e të gjitha shërbimeve të zyrës administrative. Udhëzon shërbimet në lidhje me planet e punës dhe zbatimin e tyre,
-          Përgatitë rekomandimin dhe i sugjeron dekanit nxjerrjen e Rregullores rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda zyrës administrative,
-          Përcjell dhe aplikon dispozitat ligjore dhe aktet tjera të universitet dhe të fakultetit nga fushë veprimtaria e fakultetit,
-          Përfaqëson Fakultetin në organet gjyqësore dhe organet e administratës sipas autorizimit të sekretarit të përgjithshëm,
-          Përgatitë materialet për mbledhjet e këshillit të fakultetit dhe të organeve ndihmëse, harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit, vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e këshillit të fakultetit dhe të organeve tjera të fakultetit,
-          Përgatitë vendimet të cilat i nxjerr dekani i fakultetit në kuadër të kompetencave të tij dhe bënë hartimin e propozim akteve normative të Fakultetit,
-          Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë të studimeve master dhe të doktoratës udhëheq dokumentacionin për fitimin e titullit akademik në studimet master
-          Udhëheq dosjet e personelit dhe mbanë evidencën dhe të dhënat e personelit në pajtim me ligjin dhe gjithashtu udhëheq statistikat mbi punën e fakultetit,
-          Në bashkëpunim me prodekanin për mësimdhënie dhe kërkime shkencore dhe zyrtarin për mësim përcjellë dhe kujdeset për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik,
-          Merr pjesë në zbatimin e konkursit për pranimin e studentëve të ri në fakultet,
 
Kryen edhe punë të tjera që për nga natyra janë në kompetencë të sekretarit dhe sipas urdhrave të dekanit dhe sekretarit të përgjithshëm.