Historiku i Fakultetit

 
Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë
 
Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë është paraardhës i Shkollës së Lartë Teknike e cila u themelua në vitin 1961, me Degët Xehetarisë, Metalurgjisë dhe Teknologjisë. Me themelimin e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë në vitin 1974 shuhen Degët e lartë përmendura dhe Shkolla e zhvillon veprimtarinë me Degët e Makinerisë dhe Elektroteknikës gjer në vitin 2005.
Me vendim të Këshillit drejtues të UP-së të dt. 05.09.2005 Shkolla transferohet në Fakultet të Shkencave Teknike të Aplikuara me Departamentet :
 
  1. Informatikë inxhinierie dhe
  2. Makineri industriale
 
Prej vitit akademik 2001/2002 studimet organizohen sipas sistemit të Bolonjës dhe zgjasin 3 vite, ndërsa pas përfundimit të studimeve studentët marrim titullin Bachelor.
 
Në vitin akademik 2008/2009 përveç studimeve Bachelor Fakulteti ka filluar edhe me studimet Master.
 
Në fakultet janë të angazhuar gjithsejtë 36 mësimdhënës prej tyre 16 Doktor shkence, 8 Magjistra dhe 12 asistent.
 
Në vitin akademik 2010/2011 fakulteti ka të regjistruar gjithsejtë 751 student, në studimet Bachelor dhe 50 në studimet Master.
 
Prej vitit 1992 e gjer më tani kanë diplomuar gjithsejtë 718 student, ndërsa shënimet për numrin e të diplomuarve prej vitit 1961 gjer më 1992 Fakulteti nuk e disponon për arsye se tërë dokumentacioni i kësaj periudhe gjendet në Zveqan.
 
Fakulteti disponon me gjithsejtë 2.225. m2 kabinete, salla mësimi, bibliotekë, kabinetin e informatikës, laboratorin e makinerisë industriale i pajisur me makinat bashkëkohore CNC, CAD/CAM, që janë makinat e para të këtij lloji në Universitetin e Prishtinës, me të cilat  kryhen punë praktike dhe profesionale për studentët e studimeve Bashelor dhe punë shkencore dhe hulumtuese për studentët e studimeve Master.
 
Në kuadër të Fakultetit është i themeluar dhe i regjistruar Instituti i Fakultetit
 
Fakulteti ka marrëveshje bashkëpunimi me Kombinatin Trepça, Institutin Inkos, PTK për kryerjen e praktikës profesionale të studentëve.