Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për regjistrimin e studentëve ne vitin e parë të studimeve

    Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2012-2013, do të regjistrojë 9221 studentë, prej të cilëve 8011 studentë të rregullt dhe 1210 studentë me korrespondencë.

     

    Universiteti do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoTë drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

    Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

    Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta.

    Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.

    Njohja (nostrifikimi) e diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Secili kandidatë mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament apo drejtim
    .

    Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Këshillit të Fakultetit, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Këshilli merr vendim për ankesën ditën e nesërme.ritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

    Për më shumë shkarkoni dokumentin këtu.

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345