 |
Gani Selimi, jurist i diplomuar.
Sekretar i Fakultetit
Tel. +381(0)28-534-179
|
· Detyrat – përgjegjësitë:
· Administrimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e zyrës administrative të fakultetit; duke siguruar se funksionet e caktuara atij përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase,
- Koordinon dhe mbikëqyr punën e të gjitha shërbimeve të zyrës administrative. Udhëzon shërbimet në lidhje me planet e punës dhe zbatimin e tyre,
- Përgatitë rekomandimin dhe i sugjeron dekanit nxjerrjen e Rregullores rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda zyrës administrative,
- Përcjell dhe aplikon dispozitat ligjore dhe aktet tjera të universitet dhe të fakultetit nga fushë veprimtaria e fakultetit,
- Përfaqëson Fakultetin në organet gjyqësore dhe organet e administratës sipas autorizimit të sekretarit të përgjithshëm,
- Përgatitë materialet për mbledhjet e këshillit të fakultetit dhe të organeve ndihmëse, harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit, vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e këshillit të fakultetit dhe të organeve tjera të fakultetit,
- Përgatitë vendimet të cilat i nxjerr dekani i fakultetit në kuadër të kompetencave të tij dhe bënë hartimin e propozim akteve normative të Fakultetit,
- Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë të studimeve master dhe të doktoratës udhëheq dokumentacionin për fitimin e titullit akademik në studimet master
- Udhëheq dosjet e personelit dhe mbanë evidencën dhe të dhënat e personelit në pajtim me ligjin dhe gjithashtu udhëheq statistikat mbi punën e fakultetit,
- Në bashkëpunim me prodekanin për mësimdhënie dhe kërkime shkencore dhe zyrtarin për mësim përcjellë dhe kujdeset për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik,
- Merr pjesë në zbatimin e konkursit për pranimin e studentëve të ri në fakultet,