Ambasadori i Sllovenisë z. Miljan Majhen, me datë 11.03.2014 vizitoi Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

    Ambasadori i Sllovenisë z. Miljan Majhen, me datë 11.03.2014 vizitoi Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”  Rektori i përkohshëm i Universitetit të Mitrovicës Prof. Dr. Alush Musaj priti në një takim pune Ambasadorin e Sllovenisë z. Miljan Majhen. Me këtë rast rektori Prof. Dr. Alush Musaj e njoftoi mysafirin mbi rrjedhat në funksionalizimin e Universitetit të Mitrovicës dhe gjithashtu e njoftoi mbi fakultetet të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Universitetit të Lubjanës.




    Ambasadori falënderoi për pritjen dhe premtoi se do të angazhohet për bashkëpunimin e Universitetit të Mitrovicës dhe Universitetit të Lubjanës. Siç theksoi ambasadori bashkëpunimi do të jetë i gjithanshëm me fokus të veçantë në mobilitetin e studentëve dhe të profesorëve mes dy universiteteve.



     

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789