Aplikoni në programin e Universitetit Veror të Evropës Juglindore 2011

    Aplikoni në programin e Universitetit Veror të Evropës Juglindore 2011Universiteti Veror i Evropës Juglindore është një program tre-javor i cili është i organizuar në bashkëpunim me Universitetin Ekonomik të Vjenës (WU-Wien) dhe gjashtë Universitete partnere të Evropës Juglindore.

    Programi i këtij viti do të mbahet nga 29 gusht- 16 shtator në Budva, një nga qytetet bregdetare të Malit të Zi. Programi akademik me titull "Integrimi Evropian: Biznesi në një Evropë Konvergjente" do të ofrohet nga pedagogë të Universitetit Ekonomik të Vjenës dhe Universiteteve partnere, ku gjuha e mësimit do të jetë gjuha angleze.

    Universiteti Veror i Evropës Juglindore ka për qëllim pasurimin e njohurive akademike të studenteve dhe në të njëjtën kohë kompetencën e tyre ndërkulturore.

    Afati i fundit për aplikim është deri më 29 prill 2011!

    Dokumentet e nevojshme të cilat duhet të dorëzohen në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës janë:

    1. Vërtetimi mbi statusin e studentit
    2. Certifikata e Notave
    3. CV ( në gjuhë angleze)
    4. Letër motivuese (në gjuhë angleze)

    Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

    Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni në e-mail adresën elektronike: [email protected]

    Për më shumë informacione lidhur me programin ju lutem klikoni këtu

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789