BURSAT E STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2013/2014

    Në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës Nr. 307 të nxjerrë në mbledhjen e mbajtur më 05.02.2014, në konkursin për ndarjen e bursave për vitin akademik 2013/2014 janë përfshirë edhe studentët e njësive akademike të Mitrovicës.
    Në bazë të vendimit të lartcekur, Universiteti i Mitrovicës jep këtë:


                                                          NJOFTIM

    I. Bursa universitare ndahet për studentët e studimeve themelore (bachelor) dhe studimeve postdiplomike (master). Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:

    1. Të jenë student të rregullt të Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Aplikative në Mitrovicë,

    2. Të jenë student të vitit të dytë e më lart,

    3. Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve,

    4. Të kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit,

    5. Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 8.00 (tetë pikë zero).

    II. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij vendimi duhet t’i paraqesin këto dokumente:

    1. Fletëparaqitjen (shkarkohet nga web faqja e fakulteteve përkatëse)

    2. Vërtetimin për statusin e studentit (lëshohet nga fakulteti)

    3. Pasqyrën e notave (lëshohet nga fakulteti)

    Lartësia dhe numri i bursave universitare do të përcaktohet nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës varësisht nga buxheti i Universitetit të Prishtinës.

    Studentët bursistë do të gëzojnë këtë të drejtë për vitin akademik 2013/2014.

    Dokumentet e kompletuara paraqiten në fakultete.

    Afati i paraqitjes zgjatë prej datës 21.02.2014 deri më 28.02.2014.

    Vendimi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të fakulteteve dhe në web-faqet e fakulteteve në:

    Shkarkoni këtu Fletëparaqitjen për konkurrim për bursë universitare për vitin akademik 2013-2014

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345