Nis viti akademik 2013/14 në Universitetin Publik të Mitrovicës

      Nis punën Universiteti Publik i Mitrovicës

    Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë,
     Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të Universitetit Publik të Mitrovicës, i cili këtë vit fillon punën si universitet.

    Para studentëve dhe mësimdhënësve të këtij universiteti, të cilët kishin ardhur ta shënojnë këtë ngjarje, ministri Buja theksoi se kjo është një ditë e veçantë. “Kjo është një ditë e krenarisë së veçantë, e gëzimit dhe e privilegjit të veçantë për të gjithë ne sepse, që sot Mitrovica është qytet universitar dhe kjo na bën të gjithëve të gëzuar”, u shpreh ai.

    Ministri Buja theksoi se qeveritë e vendeve të zhvilluara i japin privilegje dhe përparësi arsimit. “Në këtë vazhdë të urtësisë dhe veprimit të arsyeshëm ka vepruar edhe Qeveria e Kosovës, duke themeluar institucione të arsimit të lartë, jo më pak se gjashtë”, theksoi ai.

    Buja e falenderoi Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të cilin tha se përveç që i ka dhënë kuadro Kosovës në fusha të ndryshme, ka ndihmuar shumë edhe në krijimin e institucioneve të tjera të kësaj natyre, pra universiteteve të reja publike.

    “Gjeneratat që do të dalin nga ky universitet publik do të jenë ato që do të na nderojnë kudo në Kosovë dhe në botë dhe për të qenë kështu duhet përkushtim serioz”, theksoi ministri Buja.

    Në këtë solemnitet, rëndësinë e hapjes së këtij universiteti e theksuan edhe rektori i Universitetit Publik të Mitrovicës Alush Musa, rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati.

    Kryetari i Bordit - ud Rektori  i i Universitetit Publik të Mitrovicës, Alush Musa, në emër të menaxhmentit të këtij universiteti i ka uruar studentët dhe stafin për një vit të mbarë dhe të suksesshëm, në planet mësimore e shkencore me mision për edukim të qëndrueshëm dhe cilësor i gjeneratës së re, dhe në funksion të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

    Pas ceremonisë, ministri Buja ka vizituar edhe hapësirën ku tashmë ka filluar ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin Publik të Mitrovicës.


     

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789