Një vjetori i themelimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” 06.03.2014

    Një vjetori i themelimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” 06.03.2014 Me rastin e kremtimit të 1 vjetorit të themelimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, të enjten, me datë 06.03.2014 në Mitrovicë u mbajt manifestim i përbashkët i dy universiteteve ku morën pjesë studentët dhe personeli i dy universiteteve..

    Në manifestim morri pjesë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Profesor Dr. Ramë Buja i cili ka uruar gjithë stafin e të dyja universiteteve, për siç tha, punën serioze, këmbëngulëse, të bërë gjithsesi me ndjenjë shumë fisnike e patriotike, vetëm për të ngritur studentët.
    “Ju keni bërë punë të shkëlqyeshme. Si dy universitete të reja,keni bërë punë serioze, këmbëngulëse, për të ngritur stafin tuaj pedagogjik, por edhe studentët tuaj. Kështu, bashkë kemi ngritur veten dhe kjo është mrekulli”, theksoi ministri. Arsimi në Kosovë po ecë me hapa të sigurt, tha ministri Buja, duke qenë shumë afër trendit evropian, jo vetëm me themelimin e universiteteve publike, por duke arritur trend serioz të hulumtimit dhe të shkencës.

    Alush Musaj, rektor i Universitetit të Mitrovicës, tha se tradita e lartë e arsimit prej më shumë se gjysmëshekulli, përveç që ka qenë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të minierës së Trepçës, ka dhënë shumë në zhvillimin edhe të jetës akademike në Kosovë.

    “Do të bëjmë përpjekje që nëpërmes të procesit të edukimit dhe punës shkencore hulumtuese, studentët e universitetit të Mitrovicës të dalin të përgatitur dhe të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës”, theksoi rektori Musaj. Ai shtoi se në Universitetin e Mitrovicës aktualisht studiojnë 2343 studentë në tre fakultete ekzistuese të Universitetit të Mitrovicës dhe tre fakultete të Universitetit të Prishtinës – qendra në Mitrovicë.

    Në anën tjetër, Arben Dermaku, rektor i Universitetit të Gjilanit, pasi ka përmendur të arriturat e Universitetit ‘Kadri Zeka’ të Gjilanit gjatë një viti, ka thënë se ky universitet ka arritur të shtojë edhe aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, si me universitetin e Korçës, pastaj me dy universitete të Turqisë, me GIZ-in gjerman, si dhe marrëveshja me universitetin e Gjirokastrës, e cila pritet të nënshkruhet brenda këtij muaji.

     

    Në përfundim të manifestimi u shtrua një koktej rasti për nderë të gjithë të pranishmëve.





     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456