Rektori i përkohshëm Prof. ass. dr. Alush Musaj priti në takim Zyrtarin për marrëdhënie me jashtë në Ambasadën e SHBA z. Jeffrey M. Jamison.

    Rektori i përkohshëm Prof. ass. dr. Alush Musaj priti në takim Zyrtarin për marrëdhënie me jashtë në Ambasadën e SHBA z. Jeffrey M. Jamison.

    Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” sot e vizitoi Zyrtari për marrëdhënie me jashtë në Ambasadën e SHBA z. Jeffrey M. Jamison. Zyrtari i Ambasadës së SHBA u prit nga rektori i përkohshëm i Universitetit Alush Musaj dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Rifat Morina

    Gjatë këtij takimi rektori e falënderoi zyrtarin e Ambasadës për vizitën dhe e informoi lidhur me të arriturat e deritanishme dhe zhvillimet e fundit në Universitet. Ai gjithashtu foli edhe për programet e studimit të cilat zhvillohen në Universitetin e Mitrovicës si dhe për angazhimin e Universitetit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe pjesëmarrje në projekte dhe grande.

     

    Zyrtari për marrëdhënie me jashtë në Ambasadën e SHBA z. Jeffrey M. Jamison, falënderoi për pritjen dhe shprehi gatishmëri për të ndihmuar në shumë fusha duke bashkëpunuar përmes grandeve që ndanë Ambasada e SHBA në fushën e arsimit universitar.


     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345