Vizita e Rektorit të Universitetit Publik të Mitrovicës, Prof. Ass. Dr. Alush Musaj, në Universitetin Yeditepe të Stambollit.

    Vizita e Rektorit të Universitetit Publik të Mitrovicës, Prof. Ass. Dr. Alush Musaj, në Universitetin Yeditepe të Stambollit. Më daten 12-13 dhjetor 2013, Rektori i Universitetit Publik te Mitrovices Prof. Ass. Dr. Alush Musaj dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Rifat Morina ishin në vizitë zyrtare në Univeristetin Yeditepe të Stambollit, me ftesë të Rektorit Prof. Dr. Nuran Baç.

    Rektori i UPM Prof Ass Dr Alush Musaj dhe Rektori i Universitetit Yeditepe te Stambollit Prof. Dr. Nuran Baç, nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim ndëruniversitar, për shkëmbim të studentëve dhe profesorëve, në të gjitha fushat e studimeve që i ofrojnë këto dy universitete.

    Gjithashtu u diskutua për mundësit e bashkëpunimit përmes programit Erasmus Mundus ku merr pjesë edhe ky universitet, për projekte të përbashkëta kërkimore, mundësinë e dërgimit të studentëve të nivelit master dhe doktorantëve nga Universiteti Publik i Mitrovices, për kërkime shkencore gjatë përgaditjes së temës së diplomes.

    Universiteti Publik i Mitrovices, edhe pse në vitin e parë të themelimit të tij, ka filluar të krijoi një reputacionpër bashkëpunim ndërkombëtar.


     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345